E RËNDË/ Gruaja p*rdhunohet nga dy burra, rrahin për vdekje djalin e saj 4 vjeçar

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Argjentinë ku një nënë është përdhunuar dhe djali i saj katër vjeçar u dhunua deri në vdekje nga dy burra.

Maria Subelza, 44 vjeç, u përdhunua nga një prej sulmuesve, ku u godit me gurë, ndërsa djali i saj i vogël, Snatio, mbahej nga sulmuesi tjetër nën kërcënimin e një thike, shkruajnë mediat e huaja.

Nënë e bir u sulmuan sipër disa shkëmbinjve dhe u lanë të “vdekur” në plazhin Cueva de los Leones në qytetin Porto Deseado. Zonja Subelza i mbijetoi sulmit brutal duke u shtirur sikiur kishte vdekur, por i vogli Santio nuk i mbijetoi dot plagëve të marra në kokë dhe si pasiojë humbi jetën në vendngjarje.

Policia si persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen ka arrestuar një 24 vjeçar dhe një adoleshent 16 vjeçar, i cili besohet se ka vrarë dhe vogëlushin. Ndërkohë Maria aktualisht është duke u trajtuar nga mjekët në spital pasi ka marrë disa lëndime në kokë, por sipas mjekëve gjendja e saj është e qëndrueshme dhe nuk paraqitet rrezik për jetën.

Përdhunimi dhe vrasja e tmerrshme ka ngjallur një valë protestash në Argjentinë, me në krye të lëvizjeve aktivistët e të drejtave të grave që bëjnë thirrje për drejtësi. Ndërkaq mediat lokale raportojnë se ishte vetë Maria që identifikoi të arrestuarin 24 vjeçar, duke u shprehur se e njohu nga pamja fizike dhe zëri.

Ndërkohë policia ka mbërritur në gjurmët e të arrestuarit tjetër 16 vjeçarit i cili u identifikua nëpërmjet dëshmive të banorëve të zonës, të cilët janë shprehur se e kanë parë atë në plazh gjatë kohës që ka ndodhur incidenti.


Shtuar 25.02.2020 12:47