Urimet me rastin e Festes se Bajramit
Albeu.com
"Gezuar festen e Bajramit" eshte urimi i Albeu.com, Presidentit shqiptar Bamir Topi, Komunitetit Musliman Shqiptar dhe i Bashkesise Islame te Kosoves. Lexoni urimet...Albeu.com uron të gjithë shqiptarët myslimanë "Gëzuar Bajramin"


Presidenti Topi uron besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fiter Bajramit


Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo ndodhen festën e Fiter Bajramit. Në mesazhin dërguar Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Kryetari i Shtetit shprehet:

“Të nderuar besimtarë myslimanë të Shqipërisë!

Gëzuar festën e Fiter Bajramit. Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të jem pranë Jush, pranë çdo vatre dhe familje, pranë çdo besimtari që vjen në këtë ditë feste pas një muaji përkushtimi dhe agjërimi.

Uroj që kjo ditë e pastërtisë shpirtërore të ketë gjetur seicilin nga Ju me dashuri më të madhe për Shqipërinë, për familjen, t’ju ketë gjetur më të devotshëm, më konstruktivë, më punëtorë, më të ndershëm, më të dashur, më patriotë.

Ne shqiptarët ngaherë kemi jetuar me dashuri për njëri-tjetrin, kemi festuar festat e njëri-tjetrit, ngaherë kemi ruajtur njëherësh adhurimin për Zotin dhe dashurinë për atdheun. Kemi ruajtur dhe do të ruajmë me shumë kujdes thesarin e bashkëjetesës fetare që e kemi të trashëguar prej shumë brezash nga të parët tanë.


Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, përgëzoi sot të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e Fitër Bajramit, që shënohet nesër në Kosovë. Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të vendit, myftiu Tërnava tha se në ditën e Fitër Bajramit, më shumë se kurrë duhet të afrohen zemrat e njerëzve, të harrohen urrejtjet dhe të zhduken mospajtimet.
Kjo festë na rikujton që të ndihmojmë të varfrit, të dobëtit dhe të paaftët, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim, thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit.


Komuniteti Musliman uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit


Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Në fundin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Kryetari i këtij komuniteti, Selim Muca, ka bërë thirrje që njerëzit të kthehen tek besimi si vlerë universale, përafëruese me të mirën dhe largonjëse e së keqes.

Ai përmendi edhe njëherë faktin që numri i besimtarëve muslimanë rritet vazhdimisht, ndërsa në kryeqytet ka mungesë objektesh kulti.

Muca tha se në këtë muaj të begatë muslimanët luten gjithashtu që të gjendet një truall dhe të fillojnë punimet për xhaminë e re.
Tirana numëronte më shumë se tridhjetë xhami ndërsa sot ka vetëm nëntë të tilla.
Shtuar më 12/10/2007, ora 04:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori