Urime të shumta për Kurban Bajram
Albeu.com
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, të cilin e karakterizon Haxhi, solidariteti, ndihma, shtrirja e dorës njëri-tjetrit dhe forcimi i besimit në cilësitë dhe vlerat njerëzore, udhëheqësit e institucioneve më të larta të vendit tonë dhe ata të partive politike, kanë uruar besimtarët islam.Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, u ka drejtuar sot qytetarëve të Kosovës një mesazh urimi për festën e Bajramit të Vogël. Në mesazhin e drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, Presidentit Rugova, shpreh urimet e tij të përzemërta me rastin e festës së Bajramit të Vogël.” Festa e Bajramit të Vogël është ditë e sakrificës, e solidaritetit dhe e fuqisë së besimit në Zotin. Gjithashtu është ditë e mirëkuptimit dhe e paqes në vendin tonë. Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë” thuhet në këtë mesazh. Në përgëzimin e tij, kryeparlamentari Daci, të gjithë besimtarëve islam dhe qytetarëve të Kosovës ju uroi Kurban Bajramin, duke u dëshiruar harmoni, shëndet dhe begati. ”Kjo festë shëmbëllen si simbol i solidaritetit, i ndihmës, i shtrirjes së dorës njëri-tjetrit dhe i forcimit të besimit në cilësitë dhe vlerat njerëzore: thuhet veç tjerash në urimin e Dacit Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Naim Tërrnavën dhe gjithë besimtarët e fesë islame të Kosovës për festën e Kurban Bajramit. Në urimin e tij thuhet se sesta e Kurban Bajramit sivjet po shënohet me fillimin e vitit të ri 2006, vit i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Duke shprehur përgëzimet më të sinqerta urojmë besimtarët e fesë myslimane në Kosovë që t’i kalojnë ditët e kësaj feste në mënyrën sa më të mirë”, thuhet në urimin Thaçit. Edhe AAK uron të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit. “Festa e Kurban Bajramit le të sjellë më shumë paqe, dashuri, respekt e harmoni në mesin e të gjithëve në Kosovë, bashkëkombasve tanë dhe besimtarëve kudo që ata janë” thuhet në urimin e AAK-së. Urime për Kurban Bajram kanë duruar edhe personalitete, parti e institucione të tjera kosovare. rtk
Shtuar më 09/01/2006, ora 16:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori