Urime nga Bota per Diten e Flamurit
Pëlqej
Albeu.com
Tiranë (start)-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka marrë mesazhe urimi nga personalitete të larta botërore me rastin e 28 Nëntorit, Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu mesazh urimi Topi ka marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.“Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju përcjell Ju, qeverisë dhe popullit shqiptar urimet e mia më të ngrohta me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në përballjen me sfidat globale që po lindin, Kombet e Bashkuara kanë sprovën më të madhe se kurrë në historinë e tyre. Duke punuar me shtetet anëtare, jam i vendosur për arritjen e progresit në çështjet më të rëndësishme të kohës sonë, hap pas hapi, duke pasur rezultate përgjatë rrugës.

Ndërsa Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Hërst Këler thotë se thotë:Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ju shpreh Juve dhe popullit shqiptar, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, urimet e mia më të përzemërta.

Në prill të vitit të kaluar, Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO dhe së shpejti do të bëhet anëtare e Aleancës. Kjo ngjarje historike i miraton përparimet në procesin e reformave, të cilat ka shënuar vendi Juaj. Gjermania do të vazhdojë të shoqërojë si partner hapat e mëtejshme të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit euroatlantik.

Edhe presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev ka uruar presidentin shqiptar për Ditën e Flamurit.
“Pranoni urimet e sinqerta me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë të mbështetura në traditat historike, do të zhvillohen edhe më tej për të mirën e popujve tanë, do të ndihmojnë forcimin e paqes dhe stabilitetin në kontinentin evropian. Ju uroj, zoti President, Juve dhe gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë mirëqenie, mbarëvajtje dhe suksese!”-shkruan Medvedev.

Urimet kanë ardhur edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl:

“Kam një kënaqësi të veçantë që menjëherë pas vizitës së Shkëlqesisë Suaj në Turqi që na lumturoi së tepërmi, në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për Festën Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Kam bindjen e plotë se marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimi i mbështetur në lidhjet e përbashkëta kulturore dhe njerëzore me rrënjë të thella historike midis vendeve tona do të fuqizohen në çdo fushë në të ardhmen dhe se do të vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kjo bindje u forcua edhe më shumë gjatë vizitës frytdhënëse që bëtë në vendin tonë. Turqia do të vazhdojë të jetë pranë Shqipërisë motër në rrugën e saj për demokraci, zhvillim dhe integrim me institucionet europiane dhe euro-atlantike.

Duke përfituar nga ky rast, përsëris urimet e mia më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe për begatinë e mirëqenien e popullit mik shqiptare”.


Mesazhe Topit i kanë ardhur nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao, Presidenti i Republikës së Polonisë, Leh Kazinski, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Gerogi Parvanov.

Gjithashtu Kryetari i Shtetit ka marrë mesazhe të përzemërta urimi dhe nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elisabet II, Perandori i Japonisë, Ahihito, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Alijev, Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, Sulltani i Omanit, Kabos Bin Said, Mbreti i Bahreinit, Hamad Bin Isa Al-Khalifa, Mbreti Karl Gustaf R. i Suedisë, Presidenti i Konfederatës zvicerane, Paskal Koushepin, Presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut, Kgalema P. Motlanthe, ndërkohë që të tjera mesazhe urimi vijojnë të mbërrijnë.(statt)
Shtuar më 28/11/2008, ora 20:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori