Urime dhe keqardhje, ja si u bë tranzicioni në 4 ministri(FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë 4 ministra të rinj kanë marrë detyrën dhe kanë kaluar edhe procesin e trazicionit politik të cilin e kanë postuar edhe në rrjetet e tyre sociale.

Katër ministrat e rinj kanë marrë detyrën ditët e fundit dhe procesin e tranziionit politik e kanë pasqyruar edhe në rrjetet sociale.

Tranzicioni Çuçi-Shalsi

Eduard Shalsi ka shkuar të premten në ministrinë e tij. Ministri ri i Shtetit për Çështjet Vendore e ka nisur ditën me ish-ministri Bledi Çuçi.

Në një takim miqësor, Çuçi e ka prezantuar me stafin, duke i dhënë edhe këshillat përkatëse. Shalsi nuk ka harruar të falenderojë për të gjithë punën e tij Çuçin, në rrjetet sociale.

“Nga sot do të jem Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore. Nder dhe privilegj t’i bashkëngjitem kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, por edhe përgjegjësi për të çuar më tej reformën territoriale, reformës territoriale që meriton të konsiderohet arritje historike dhe e jashtëzakonshme, shkruan GSH.

Mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan në këtë reformë, veçanërisht kolegëve dhe miqve të mi, Bledi Çuçit dhe Bashkim Finos për rolin kryesor në fillimin e realizimit të kësaj reforme. Shumë gjera janë arritur, akoma më shumë për të bërë!”, ka shkruar ministri i Shtetit për Çështjet Vendore.


Tranzicioni Beqaj-Manastirliu


Ish-ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur rrjetet sociale për të sjellë edhe njëherë në vëmendjen rrugëtimin e tij 42 javor në krye të shëndetësisë shqiptare.

“Pas një rrugëtimi 42-mujor në krye të përpjekjeve për jetësimin e projektit madhor të rimëkëmbjes së sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, vjen natyrshëm koha për të reflektuar dhe për të ndarë së bashku vlerësimet për punën dhe modelin e ri që kemi mundur të ndërtojmë.

Do të mund të zgjatesha pafundësisht, duke cituar mjaft të dhëna e tregues dëshpërues për gjendjen e mjerueshme ku e gjetëm sistemit shëndetësor kur morrëm detyrën, por, pavarësisht pengesave dhe vështirësive, ia dolëm që të realizojmë diçka që ishte thjesht, e paimagjinueshme, vetëm tre vjet e gjysëm më parë.

Është tashmë fakt i gjithëpranuar që Shqipëria ka bërë hapa përpara në mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe kjo provohet jo vetëm me sy të lirë nga kushdo, por edhe nga studimet, të cilat tregojnë qartësisht se duhanpirja në 2015 për të rinjtë 13-15 vjeç në Shqipëri u përgjysmua, duke u ulur në 6% nga 11.5% që ishte në 2009”, ka shkruar Beqja në Facebook.


Që nga dita e djeshme, Ogerta Manastirliu është ministrja e re e Shëndetësisë.


Tranzicioni Klosi-Xhaçka


Një foto me bashkëpuntorët. Është kjo mënyra që ish ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka zgjedhur për të thënë lamtumirë. I veshur ‘casual’ dhe me stafin e tij, Klosi ka postuar një foto nga zyra në rrjetet sociale.

Olta Xhaçka do të jetë tashmë ministrja që do të drejtojë Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Olta Xhaçka e dekretuar para pak ditësh si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nis punën me urimin e dy ish ministrave, Blendi Klosi dhe Erion Veliaj në ceremoninë që u zhvillua në nënshkrimin e paktit kombëtar të mirëqënies sociale.

Blendi Klosi i dorëzoi stafetën Olta Xhaçkës për drejtimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë duke i uruar dhe suksese në këtë detyrë. Suksese i uroi dhe Erion Veliaj, i pari i cili mori drejtimin e kësaj ministrie pasi koalicioni PS-LSI fitoi zgjedhjet e qershorit 2013.


Tranzicioni Tahiri-Xhafaj


Që pasi është mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri iu drejtua Policisë së Tiranës, ku u prit me një surprizë nga Policia e Tiranës. Oficerët e Policisë ishin mbledhur në hyrje të godinës dhe e pritën me sirena alarmi e duartrokitje.


Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”. Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie.


Ish ministri duket se iu përgjigjë kësaj dhurate, duke i dërguar një sms falenderues të gjithëve punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Fill pas dekretimit shumë të përfolur të Xhafajt, Tahiri e ka pritur këtë të fundit në zyrën e tij të re. Një bisedë mes miqsh duket ajo e Tahirit dhe Xhafajt, ku me siguri nuk kanë munguar as këshillat./albeu.com/

Shtuar më 26/03/2017, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori