Urgjenca mjekësore në gatishmëri për vizitën e Papës (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Njësitë e shërbimit të urgjencave mjekësore të vendosura në zonën përreth sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe pika të tjera në kryeqytet do të jenë sot në shërbim të qytetarëve me rastin e Vizitës Apostolike të Atit të Shenjtë Papë Françeskut në Tiranë.

Duke folur për mediat e pranishme, Ministri Beqaj tha dje se kjo është në fakt një punë e filluar prej dy muajsh, fill pas kontakteve që u vendosën ndërmjet grupit të punës së këtij institucioni që në fillim të muajit korrik me ekipin shëndetësor të Papatit, për të garantuar fillimisht gjithë nevojën për shërbim shëndetësor të mundshëm ndaj Atit të Shenjtë dhe gjithë delegacionit.

Gjithashtu, do të ketë përgjatë gjithë bulevardit, tha për mediat Ministri Beqaj, duke shtuar se pritet që të jetë një numër jo i vogël njerëzish që do të vijnë, disa çadra për të dhënë fillimisht ujë të pijshëm; tek “Vëllezërit Frashëri” është një tjetër çadër për nevoja emergjence; janë 12 (dymbëdhjetë) autoambulanca që do të jenë në gadishmëri, një pjesë për delegacionin nga Papati, një pjesë për autoritetet tona dhe pjesa tjetër, në mënyrë më masive, për nevoja që mund të ketë eventualisht aktiviteti.

Shtuar më 21/09/2014, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori