Urdhri i Tahirit, ja organika e re e policisë
Pëlqej
Policia e Shtetit do të ketë një strukturë të re. Sipas urdhritministrit të Brenshëm Saimir Tahiri ndryshimet do të prekin strukturat përkatëse në të gjitha komisariatet e vendit nderkohe që ndryshimi do të ketë edhe repartin e RENEA- s, por edhe atë të RESIt, repart që sipas urdhrit suprimohet.

Veç kësaj, në urdhrin me nr. 548 të ministrit të Brendshëm, përcaktohet edhe se sa do të jetë limiti i organikës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sipas njësive organizative dhe buxhetore.

URDHRI I TAHIRIT

"Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës, të shkronjës 'c' të pikës 2 të nenit 7 e të pikës 3 të nenit 12 të ligjit nr. 9749, datë 04.06.2007, 'Për Policinë e Shtetit' dhe të neneve 7 dhe 128 të ligjit nr. 8485, datë 12.05.1999, 'Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë', i ndryshuar me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhëroj: Në urdhrin nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, bëhen ndryshimet si vijon:

1 "Organigrama e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që përmendet në pikën 1, të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohet me skemën me të njëjtin emërtim dhe është pjesë përbërëse e këtij urdhri.
2. Limit i organikës për çdo njësi organizative e buxhetore të Policisë së Shtetit që përmendet në pikën 3, të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohet me skemën me të njëjtin emërtim dhe është pjesë përbërëse e këtij urdhri.
3. Organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që përmendet në pikën 4, të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohet me skemën me të njëjtin emërtim dhe është pjesë përbërëse e këtij urdhri.

4. Organika e Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, që përmendet në pikën 5, të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohet me skemën me të njëjtin emërtim dhe është pjesë përbërëse e këtij urdhri.
5. Pika 10 e urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, ndryshohet dhe bëhet: "Organika dhe organigrama e Komisariatit special 'RENEA' të jetë sipas skemave që i bashkëlidhen këtij urdhri. Komisariati special 'RESI' suprimohet.

6. Organika dhe organigrama e Komisariatit të Policisë të Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë, Shkodër dhe Fier, që përmendet në pikën 11, të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohen me skemat me të njëjtin emërtim dhe janë pjesë përbërëse e këtij urdhri.
7. Në organikën e Qendrës së Formimit Policor, në seksionin ekonomik shkurtohen 3 funksione organike, civil, klasa 6, teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme.

8. Organika e Njësisë së Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që përmendet në pikën 15, të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme zëvendësohet me skemën me të njëjtin emërtim dhe është pjesë përbërëse e këtij urdhri.
9. Organika dhe organigrama e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, që përmendet në pikën 17 të urdhrit nr. 548, datë 09.10.2013">2013, të ndryshuar, të ministrit të Punëve të Brendshme, zëvendësohen me skemat me të njëjtin emërtim dhe janë pjesë përbërëse e këtij urdhri.
Shtuar më 21/08/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori