Veseli largohet nga Benevento, ky është klubi i ri

Frederik Veseli i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Beneventos, duke vazhduar një aventurë të re jashtë Italisë, në Turqi.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Fatih Karagymryk, i cili do të jetë pjesë të paktën deri në vitin 2025.

30-vjeçari kështu i ka dhënë fund aventurës në Itali, ku ka luajtur për Empolin, Salernitanën dhe Beneventon.


Shtuar 22.07.2023 17:38