Urdhri i panjohur për të bombarduar qelinë e Nanos në burgun Bënçës
Ylli Dimraj, gjenerali 65- vjeçar i cili ka drejtuar aviacionin luftarak në pranverën e mbrapshtë të vitit 1997">1997 ka vendosur të flasë për ato që ka përjetuar gjatë atyre ditëve dramatike.

Ish ushtaraku që në trazirat e ’97-s ka kryer detyrën e kreut të Mbojtjes Kundërajrore pranon të tregojë për “Panorama” të pathënat e ngjarjeve tronditëse nga pozitat e protagonistit, që është ndodhur në qendër të tyre.

Në kundërshtim me stigmatizimin e ish-eprorit, “arratiskthyerit pa lavdi nga ekzili” (kështu e stigmatizon ai ish-ministrin e Mbrojtjes), i cili i vlerëson trazirat e ’97- s “Dosje e zezë që s’do të hapet kurrë”, gjenerali në rezervë nuk nguron të ndriçojë misteret e momenteve kyç të atyre pështjellimeve, duke u ndalur me hollësi në historinë e urdhrave luftarak për të shtypur me forcën e armëve protestat antiqeveritare. Në rrëfimin e Dimrajt zbulohet enigma e thirrjes së aviacionit luftarak në teatrin e operacioneve “kundër bandave në Jug të vendit”, si shpresa e vetme për të kapërcyer situatën dhe dinamika kaotike e veprimeve në ajër.

Gjenerali në lirim zbardh të dhëna të panjohura për çështje e ndodhi që janë debatuar e përfolur gjatë prej vitesh, duke u dhënë përgjigje dilemave të shumta, kryesisht atyre për mënyrën e reagimit luftarak ndaj situatës së pazakontë në atë pranverë të trazuar. Kush urdhëroi për të bombarduar nga ajri Urën e Mifolit dhe si u shmang katastrofa fatale? Arsyet e dezertimit të dy pilotëve të Rinasit që u arratisën me avionin MIG-15 në Itali dhe pse akti i tyre u vlerësua heroizëm i pashoq. E vërteta për bombardimin e qytetit të Tiranës me aviacion e raketa në mesin e marsit ‘97 dhe kaosi çoroditës në lidershipin politik të ushtrisë.


"Së pari, më lejo të saktësoj se nuk kam qënë komandant i Forcave Ajrore, por komandant i Mbrojtjes Kundërajrore. Në vitin 1997">1997 kam kryer detyrën e Zëvëndës komandantit të Mbrojtjes Ajrore. Sidoqoftë, me ngjarjet tragjike të vitit 1997">1997 jam përballur drejtpërdrejt, duke marrë e zbatuar vendime e urdhra jo të lehta për një ushtarak. Në ato pështjellime të tmerrshme, papërgjegjshmëria, miopia dhe paaftësia e disa pushtetarëve diktues e vendimmarrës, më vunë në qendër të zhvillimeve, madje në rolin e padëshirueshëm të protagonistit të tyre. Si mua, edhe mjaft kolegë të tjerë na është dashur të përballojmë sulme nga më agresivet për të bërë detyrën konform ligjit dhe betimit ushtarak. Na është dashur të kundërshtojmë me guxim urdhra flagrantë antiligjor, të komunikuar nga shtetarë të sëmurë e karrieristë, që jetën e tyre nuk mund ta shikonin jashtë karriges së pushtetit. " u shpreh ai për Panoramën. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2013, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori