Rrëmbimi dhe vrasja makabre e Jan
Prengës dyshohet se është porositur nga Ekuadori.
Shqiptari Dritan Rrexhepaj dyshohet të ketë dhënë urdhrin nga një burg i sigurisë së lartë në Ekuador, ku ndodhet aktualisht.
49-vjeçari Jan Prenga u mor
peng më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur, dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin “Golden”, në Shijak, aty ku do mbahej
peng shkruan abcnews.al.
RENEA ka zhvilluar sot një operacion në Shkodër, ku janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen e
Prengës.
Ndërkohë më herët Policia ka arrestuar tre vëllezërit
Hajri, Bajram
Hajri, Elton
Hajri dhe Leonard
Hajri pronarë të resortit Golden në Shijak, ku Jak Prenga u mor
peng dhe u dhunua derisa gjeti vdekje, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën. Bashkë me ta u arrestua Olsi Turja dhe Festim Bezhdili. Ndërkaq, një nga personat e shpallur në kërkim është edhe një biznesmen me mbiemrin Doçi. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2020,
ora 13:49