Urdhër i prerë nga Veliaj, zyrat e Bashkisë së Tiranës tashmë në katin e parë
Nga sot, zyrat e Bashkisë së Tiranës do jenë në kat të parë, kjo për të qënë sa më pranë qytetarëve për shërbimin që do u ofrohet. Erion Veliaj ka njoftuar se të gjitha zyrat që ofrojnë shërbime për qyetarët në njësitë administrative të Tiranës, do të jenë në katet e para.

Pasi ka ngjitur disa kate për në zyrat e njësisë administrative numër shtatë, ai është shprehur se do zhvendosë zyrat që lëshojnë certifikata apo shërbime të tjera, në mënyrë që të lehtësojë aksesin për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara e të tjerë.

24 administratorët janë trajnuar nga Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore, për mënyrën sesi do të funksionojnë, ndërkohë që Veliaj u ka kërkuar që brenda javës të raportojnë për hapësirat e zëna në njësitë e tyre, me qëllim që policia Bashkiake dhe INUV të nisin punën për lirimin e tyre. /albeu.com/


Shtuar më 05/08/2015, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori