Upss! Tayna i jep fund marrëdhënies edhe me Mozzik (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Tayna dhe Dafina nuk i kanë më raportet si më parë dhe marrëdhënia e tyre mund të jetë krisur.

Sipas Prive.al shkak është bërë mosmbështetja e tyre ndaj njëra-tjetrës kohëve të fundit. As Dafina dhe as Tayna nuk kanë treguar suport për këngët e reja që kanë nxjerrë.

Madje disa muaj më parë, kur u përfol se dy vajzat do sjellnin një tjetër bashkëpunim me njëra-tjetrën, ky lajm u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga menaxheri i Taynës, i cili tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Nuk dimë ende të themi se çfarë ka ndodhur me të vërtetë mes vajzave por mbetemi në pritje të reagimeve të tyre.

Ndërkohë, ditën e sotme fansat kanë zbuluar se Tayna nuk e ndjekMozzik në Instagram dhe duke qenë se rrjetet sociale thonë shumë ditët e sotme, kjo mund të shkaktojë hapësira për dyshime se gjërat mes tyre s’janë si më parë.

Nuk përjashtohet mundësia që Tayna të ketë hequr reperin nga lista e saj pasi edhe ai nuk e ndjek. Kujtojmë se Mozzik ndjek vetëm Hanën në Instagram.

Megjithatë, diçka të tillë autorja e hitit “Qe qe” duhet ta ketë ditur edhe më parë, por ka vendosur vetëm tani ta heqë.



Nuk e dimë se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje, por urojmë mos të ketë ndonjë domethënie.

Ata kanë sjellë një super hit së bashku 7 muaj më parë të titulluar “Edhe ti” dhe kimia mes tyre u prit shumë mirë nga fansat që iu dhuruan 33 milionë klikime. /ICONSTYLE
Shtuar më 24/08/2020, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori