PD nxjerr jashtë loje Hajdarin e Murrizin, nuk propozohen si deputetë
Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, dy deputetët e dalë nga radhët e Partisë Demokratike të cilët nuk pranuan të dorëzonin mandatet shkurtin e kaluar, nuk janë propozuar nga demokratët si deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hajdari dhe Murrizi nuk propozohen nga të djathtët në Laprakë dhe Lushnje, shkruan “abcnews.al”.

Rikujtojmë se Murrizi dhe Hajdari ishin në radhët e deputetëve që refuzuan të ndjekin pas demokratët për të dalë nga Kuvendi.

Sot ata janë pjesë e grupit parlamentar demokrat, ndërsa nuk dihet nëse do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme me ndonjë parti apo forcë tjetër politike.
Shtuar më 25/07/2020, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori