Ups! Kënga fituese e Eurovizionit është e kopjuar
Kënga "Toy" që fitoi Eurovizion është e vjedhur.

Netta Barzilai ishte këngëtarja nga Izraeli e cila fitoi këtë vit festivalin Eurovision por fitorja e saj rrezikon të anullohet.

Kompania amerikane "Universal Music Studios" ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, Seven Nation Army.

Nëse paditja pranohet nga gjykata, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin Eurovision vitin e ardhshëm.

Bashkëngjitur lajmit mund të dëgjoni versionin e kombinuar të këngës dhe duhet thënë se ka goxha ngjashmëri.

Nëse plagjiatura vërtetohet, vendi i parë i kalon Eleni Foureira. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori