Uordsuort: Shtyrja e procesit të statusit të Kosovës nuk është ide e mirë
Albeu.com
Ambasadori britanik në Beograd Stiven Uordsuort ka deklaruar se vendi i tij edhe më tej beson se plani i Marti Ahtisarit është baza më e mirë, ndërsa pavarësia e mbikqyrur është opsioni i vetëm real i statusit të ardhshëm të Kosovës.Uordsuort ka deklaruar për mediat serbe se Londra mbështet vazhdimin e negociatave për Kosovën nëse kështu vendosin Kombet e Bashkuara, por konsideron që gjasat janë shumë të vogla që të dy palët të arrijnë një kompromis. Duke folur për zhvillimet në Nju Jork, ambasadori britanik tha se janë të rregullta kontaktet dhe bisedimet me anëtarët e Këshilit të Sigurimit të KB, përfshirë edhe Rusinë. "Qëllimi ynë është që të gjejmë më mënyrën sesi të lëvizim përpara", është shprehur Uordsuort. Diplomati britanik konsideron se shtyrja e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk është ide e mirë sepse njerëzit në Kosovë pas tetë vitesh meritojnë të dinë se çfarë i pret. "Mbisundon pasiguria dhe po rritet ndjenja e frustracionit. Kjo duhet të zgjidhet, andaj shtyrja nuk është një qasje e mirë", ka thënë Uordsuort.
Shtuar më 10/07/2007, ora 16:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori