UNMIK vazhdon me planin për urën e Ibrit
Albeu.com
Administrata ndërkombëtare në Mitrovicë ka vendosur të vazhdojë zbatimin e planit për hapjen e urës qendrore për trafikun civil, kështu që prej sot, orari i qarkullimit do të zgjatet nga dy në katër orë në ditë. Vendimi pasoi përplasjen e djeshme ndërmjet disa qytetarëve shqiptarë dhe serbë, të cilët e detyruan policinë e UNMIK-ut të ndërhyjë.
Incidenti filloi kur një grup serbësh sulmuan me gurë automjetin e një shqiptari, i cili përpiqej ta kalojë urën gjatë orarit të caktuar për qarkullim. Popullata serbe për ditë me radhë proteston kundër hapjes së kësaj ure për qarkullimin e veturave civile. RTK
Shtuar më 20/06/2005, ora 22:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori