UNMIK-u zgjedhjet serbe i shpalli të dështuara
Albeu.com
Zëdhënësi, Aleksandër Ivanko, tha se për UNMIK-un, ato zgjedhje kanë qenë ilegale kështu që nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me ata që kanë fituar.UNMIK-u nuk do të bashkëpunojë me përfaqësuesit serbë, të cilët janë zgjedhur në zgjedhjet lokale të Serbisë, që janë mbajtur edhe në Kosovë. Zëdhënësi, Aleksandër Ivanko, tha se për UNMIK-un, ato zgjedhje kanë qenë ilegale kështu që nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me ata që kanë fituar. Sipas tij, UNMIK-u, do të vazhdojë të bashkëpunojë me ata serbë, që janë emëruar nga shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker.
Nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me liderët serbë që kanë fituar në zgjedhjet lokale të Serbisë të cilat janë mbajtur edhe në Kosovë. Ky është qëndrimi i prerë i UNMIK-ut. Zëdhënësi, Aleksandër Ivanko, tha se UNMIK-u i trajton si ilegale ato zgjedhje dhe nuk do të ketë kurrfarë bashkëpunimi me ata liderë serbë që kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

“Ne nuk do të bashkëpunojmë me ndonjë që është zgjedhur në zgjedhjet lokale sepse ato kanë qenë ilegale dhe jovalide, kështu që ne nuk do të merremi me njerëzit e tillë “, pohoi Ivanko.

Sipas zëdhënësit Ivanko, UNMIK-u do të bashkëpunojë me ata liderë serbë, të cilët kanë qenë të emëruar nga kryeadministratori, Joakim Ryker. Ai sqaroi se këta përfaqësues të emëruar kanë mandat deri më 18 qershor. Ndërkohë, që ai tha se Joakim Ryker mund t'i emërojë përfaqësuesit tjerë për një periudhë tjetër kohore deri në mbajtjen e zgjedhjeve nën organizimin e UNMIK-ut.

Sidoqoftë, UNMIK-u e ka vlerësuar pozitivisht faktin që pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë, ka qenë rreth 50%. Ai tha se shumica e serbëve të Kosovës e kanë kuptuar se nuk ia vlen të marrësh pjesë në një proces ilegal.

"Serbia ka shpenzuar shumë para për të bërë diçka që është ilegale dhe nuk mendoj se ia vlen që një vend të shpenzojë para në diçka që është ilegale dhe që nuk përkon me obligimet ndërkombëtare të këtij vendi", tha zëdhënësi Ivanko.

UNMIK-u, sipas zëdhënësit Ivanko pret bashkëpunim të mirë nga qeveria e re e Beogradit, pavarësisht nga kush do të formohet. (rtk)
Shtuar më 15/05/2008, ora 05:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori