UNMIK-u sqaron rregulloren për hyrjen e qytetarëve të huaj në Kosovë
Pëlqej
Albeu.com
"Kur dëshironi të udhëtoni, kur të arrini në kufi duhet të merrni një vulë në dokumentin e udhëtimit dhe kjo është paraparë në rregullore", tha Rosin.Pas një konfuzioni të krijuar ditëve të fundit rreth një rregulloreje për regjimin e ri të hyrjes së qytetarëve të huaj në Kosovë, më në fund zëvendësshefi i UNMIK-ut Lari Rosin duket se ka sqaruar këtë situatë që nxiti jo pak pakënaqësi tek fqinjët tanë.
"Nuk ka regjim vizash dhe ato as nuk parashihen në rregullore. Po ashtu nuk do të ketë as taksa për shërbime, por në nenin 5 të kësaj rregulloreje thuhet se nuk mund të hyjnë në Kosovë njerëzit të cilët bartin sëmundje ngjitëse ose trafikantë të ndryshëm, apo ata që janë marrë me krim të organizuar", ka saktësuar Rosin, i cili edhe e ka nënshkruar këtë rregullore.
Duke dhënë sqarime më të hollësishme Rosin thotë:
"Qëllimi ynë me këtë rregullore është që ta lehtësojmë qarkullimin e njerëzve dhe ta parandalojmë mundësinë e ndonjë sulmi nga grupet e organizuara kriminale".
"Kur dëshironi të udhëtoni, kur të arrini në kufi duhet të merrni një vulë në dokumentin e udhëtimit dhe kjo është paraparë në rregullore", tha ai, duke shtuar se nuk do të ketë taksa për shërbimet që të do të bëhen, dhe askush nuk do të paguajë për të hyrë në Kosovë", tha Rosin.
Ai nuk sqaroi se si do të aplikohet kjo, me apo pa përdorim të formularëve, por qytetarët nga vendet fqinje, sipas tij, nuk do të kenë nevojë për plotësimin e tyre.
Ndërkaq, duke komentuar paralajmërimin e Shkupit zyrtar për reciprocitet për aplikim vizash për kosovarët, Rosin tha:
"Qeveria maqedonase ka pasur keqkuptime rreth rregullores dhe mendoj se kundërpërgjigja e saj për aplikim vizash për qytetarët e Kosovës, do të ishte joproduktive edhe për vetë Maqedoninë".
Kjo rregullore ka shkaktuar reagime edhe në vendet e tjera fqinje, ndonëse ajo u është shpërndarë atyre me kohë, tha Rosin.
I gjithë ky konfuzion, si dhe pakënaqësia sidomos nga Shkupi u shkaktua për shkak se admnistrata ndërkombëtare nuk ka sqaruar me kohë dhe si duhet këtë rregullore.
Si duket as ministri i Jashtëm shqiptar Kastriot nuk ishte i njoftuar me këtë rregullore. Madje ai u kthye nga Prishtina pas pasur njohuri të duhura.
Rregullorja e UNMIK- për lëvizje të personave brenda dhe jashtë Kosovës, zbatimi i së cilës do të duhej të fillonte me 1 maj, është shtyrë për 1 korrik të këtij viti. QIK
Shtuar më 29/04/2005, ora 17:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori