UNMIK-u pret vendimin e OKB-se
Albeu.com
Zyrtarë të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, thonë se ata do të presin udhëzime nga Këshilli i Sigurimit lidhur me veprimet e ardhshme të këtij misioni. Këto komente bëhen pas kërkesës së qeverisë së Kosovës që UNMIK-u të largohet.Sipas Rasell Geekie, zëdhënës i UNMIK-ut, ky mision pret udhëzimet nga Këshilli i Sigurimit lidhur me detyrat e ardhshme: “Lidhur me këtë, ne jemi aktualisht në tranzicion në përfundim të fazës së rikonfigurimit dhe jemi duke marrë një rol politik dhe raportues me disa kompetenca që kanë mbetur”, ka thënë Geekie për Radion Deutsche Welle.

Largimin e UNMIK-ut nga Kosova e ka kërkuar edhe Parlamenti Evropian. Këtë e thanë gjatë një vizite në Prishtinë, një delegacion e Parlamentit Evropian i kryesuar nga Doris Pack: “ Nuk na nevojitet më UNMIK-u në Kosovë. Tani EULEX-i duhet të jetë operativ në të gjitha rajonet e Kosovës për të ndihmuar institucionet kosovare në vendosjen e rendit dhe të ligjit”, ka thënë Pack.

Kosova tashmë ka bërë kërkesë në KS, që UNMIK-u të largohet. Këtë kërkesë e paraqiti në seancën e fundit të KS-t, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Mirëpo, ërkesa kundërshtohet nga Beogradi.

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me misionin evropian, EULEX-in, por kanë theksuar se përfundimi i mandatit të misionit të OKB-së në Kosovë është i papranueshëm përderisa KS nuk e ka shfuqizuar rezolutën 1244. /DW/
Shtuar më 15/04/2009, ora 01:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori