UNMIK-u perpiqet ta beje te pavlefshem rastin e 10 shkurtit te PKDNJ-ja
Albeu.com
Halim Sylejmani, përfaqësues ligjor i familjeve të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, bëri publike sot një letër nga UNMIK-u rreth rastit të 19 shkurtit 2007 te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut (PKDNJ).
Halim Sylejmani tha: “Të enjten më 28 janar unë pranova përgjigjen më të fundit të UNMIK-ut drejtuar Panelit në lidhje me rastin e 10 shkurtit 2007. Në letrën e tij UNMIK-u thotë se rasti ynë nuk është i vlefshëm më te PKDNJ-ja për shkak të Udhëzimit të ri Administrativ të PSSP-së të shpallur më 17 tetor 2009. Neni 2 e bën të pavlefshëm çdo rast që është duke u shqyrtuar për dëmshpërblim në OKB dhe kërkon nga Paneli që t’i rishqyrtojë vendimet e mëparshme për pranueshmërinë. Në këtë letër PSSP-ja tregon se, sa i përket atij, PKDNJ-ja nuk ka pavarësi fare. Ai shkruan: “Nga Paneli pritet të veprojë në përputhje me UNMIK/AD/2009/1 dhe që brenda një kohe të shkurtër të përcaktohet për zbatimin e duhur të këtij vendimi.” Halim Sylejmani komentoi: “Kjo është përpjekja më e fundit e UNMIK-ut për të bllokuar rrugën tonë drejt drejtësisë. Vitin e kaluar UNMIK-u ka ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme për të na penguar në mbajtjen e një dëgjimi publik. Përveç kësaj, ai pastaj i ka fyer familjet duke u ofruar kompensim me kusht që të heqin dorë nga e drejta e tyre për të mbajtur UNMIK-un përgjegjës. Në fund, pas dështimit për të bllokuar rastin tonë me këto metoda, PSSP-ja shfrytëzoi pushtetin e tij ekzekutiv për të shpallur një Udhëzim Administrativ, qëllimi i vetëm i të cilit është të bëjë rastin tonë të pavlefshëm. UNMIK-u po bën gjithçka që është e mundur për të bllokuar përpjekjen me dinjitet të familjeve për të kërkuar drejtësi për vrasjen e bijve të tyre, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, në një demonstratë paqësore, si dhe për plagosjen e rëndë të Zenel Zenelit dhe Mustafë Nerjovajt. Ne nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për drejtësi dhe nga kërkesa për një hetim penal të pavarur.”
Shtuar më 04/02/2010, ora 03:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori