UNMIK-u lejon rindertimin ne Veriun e Mitrovices
Albeu.com
Administrata e UNMIK-ut, që ende është përgjegjëse për pjesën veriore të Mitrovicës, ka treguar shenja të fleksibilitetit sa i përket procesit të rindërtimit të shtëpive që janë djegur e shkatërruar gjatë luftës në atë pjesë të qytetit.
Së paku, kështu pohojnë disa nga banorët shqiptarë të veriut, të cilët kanë takime të rregullta me zyrtarët e misionit të OKB-së.

Adem Mripa, përfaqësues i Lagjes së Boshnjakëve, tha se zyrtarët e administratës së UNMIK-ut në veri kanë kërkuar që të bëhet një listë e shtëpive të djegura e të shkatërruara në luftë, me qëllim të rindërtimit të tyre. Ai thotë se ka marrë vetë përsipër që të merret me këtë çështje dhe tashmë ka dorëzuar një regjistër prej 52 banorëve që kanë shtëpitë e djegura, por thekson se ende ka vështirësi në këtë proces.
Shtuar më 15/02/2010, ora 15:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori