UNMIK-u bën thirrje për konstituimin e shpejtë të institucioneve
Pëlqej
Albeu.com
Zyrtarë të UNMIK-ut kanë bërë thirrje edhe njëherë që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të së shtunës, të bëhet konstituimi i institucioneve të Kosovës.Ndërkohë që ende po vazhdon procesi i numërimit të votave nga KQZ.
Zyrtarë ndërkombëtarë në vendin tonë e kanë konsideruar të suksesshme procesin e zgjedhjeve të së shtunës. Zëdhënësi i OSBE-së Sven Lindholm ka bërë të ditur sot se procesi i votimit po vazhdon dhe tha se kanë arritur edhe 10 mijë fletëvotime përmes postës elektronike.“Dje ka qene dita e fundit e arritjes së fletëvotimeve jashtë Kosovës përmes postës elektronike, do të jenë mbi 10 mijë sosh, tani do të fillojë verifikimi I tyre, nëse votuesit janë të regjistruar me të drejtë vote”, tha Lindholm. Ai ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare nga KQZ do të dihet gjatë javës së ardhshme. Ndërsa sa i përket tri komunave serbe, banorët e të cilave bojkotuan zgjedhjet, zëdhënësi i UNMIK-ut Alexander Ivanko tha se pas formimit të institucioneve të Kosovës, procedimi për këto komuna do të bëhet ndërmjet zyrtarëve të Institucioneve të Kosovës, serbëve lokalë të këtyre komunave dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut. “ Sa i përket këtyre komunave, nuk ka kohë për diskutime, shqetësimet e komunitetit rreth këtyre tri komunave do të procedohen ndërmjet IPQV, përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe serbëve lokalë”, tha Ivanko. Ndërkohë Shërbimi Policor i Kosovës ka bërë të ditur se sot në mëngjes janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në arratisjen e 7 personave nga Burgu i Dubravës. Arrestimi i sotëm e ngritë në 19 numrin e personave që po mbahen në paraburgim për këtë rast. /rtk/
Shtuar më 21/11/2007, ora 23:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori