Universiteti i Prishtines do te rrise cmimin
Albeu.com
Ministria e Arsimit do të marrë së shpejti një vendim për ngritjen e çmimit të pagesës për semestër. Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës i ka propozuar kësaj ministrie që për vitin e ri akademik 2010-2011 të rrisë çmimin për semestër nga 50 në 90 euro.Mundësinë e ngritjes së çmimit e kanë kundërshtuar studentët.
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e rreth 18 mijë studentëve të rinj. Pranimi i këtij numri do të përkeqësojë edhe më shumë standardin e hapësirës për kokë studenti dhe mundësinë e pedagogëve për të punuar më shumë me secilin studentë, do të thotë në dëm të cilësisë së mësimit.

Universiteti publik i Prishtinës tani ka autonominë menaxhuese të financave. Vëzhguesit ngritjen e pagesës për regjistrim të studentëve e shohin si përpjekje për të rritur kështu burimet për ngritje të pagave të mësimdhënësve universitarë.
Shtuar më 20/07/2010, ora 11:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori