Klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Sean Dyche u shkarkua si trajner i Burnley-t pas gati dhjetë vjetësh në krye.

Burnley konfirmoi shkarkimin e trajnerit Sean Dyche dhe të gjithë stafit të tij stërvitor, në një kohë kur klubi është në pozicionin e rënies në Premier League.

Klubi ka vetëm katër fitore këtë sezon, aktualisht është në vendin e 18 me 28 pikë, katër më pak se Evertoni, skuadra e parë mbi zonën e rënies. /albeu.com/


Shtuar 15.04.2022 17:25