Universiteti i Durresit: Përjashtohet edhe studenti me mjekër
Albeu.com
Pas përjashtimit nga shkolla të vajzës që mbante shami, një tjetër skandal ka shoqëruar Universitetin e Durrësit Alkesandër Moisu duke larguar nga auditoret edhe një student musliman që mbante mjekër.Agim Kukeli ka dhënë urdhër që të ndalohen studentët që mbajnë edhe mjekër. Ai ka theksur se djali dhe vajza muslimane nuk janë përjashtuar kategorikisht, por po mbahen nën mbikqyrje nga administrata e universitetit. Studenti i vitit dytë në degën Administrim Biznes, shprehet i shqetësuar për atë që vetë zëvendës rektori i universitetit e ka marrë në pyetje sikur kishte kryer ndonjë krim. “Kjo është diçka që unë e kam të drejtë personale. Askush nuk mund të ma mohojë një të drejtë tillë. Zëvendës rektori më thirri dhe më tha se nëse nuk heq mjekrën do të jem i përjashtuar automatikisht nga shkolla.”, tha studenti nga Lushnja, Julian Mebelli. Ai shpreh çudinë se si Pashko Vaso apo Kadri Roshi që janë figura të kulturës shqiptare nuk janë përndjekur, por në demokraci ashtru siç pretendohet, përndiqet mjekra e lënë nga një besimtar.
Ditën e hënë tani më pritet që studentja Behije Hoxha dhe i riu Julin Mebelli të përballen me vendimin përfundimtar të rektoratit të universitetit Aleksandër Moisiu.
Shtuar më 28/10/2006, ora 17:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori