Universiteti Epoka fillon vitin akademik
Në një atmosferë festive filloi viti i ri akademik 2011/2012 në të gjitha Programet studimore të Universitetit Epoka. Pritja qendrore e studentëve të rinj u bë në Sallën e Konferencave të Universitetit, me ç‘rast studentëve të rinjUniversitetit u uroi mirëseardhjen Rektori i Epokës, Prof. Dr. Halil Murat Ozler.

Rektori, duke iu drejtuar studentëve të rinj dhe stafit akademik theksoi se këtë vit akademik e fillon me një armatë të përzgjedhur studentësh të rinj, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore që janë hapur dhe akredituar në kuadër të Universitetit Epoka.

Universiteti ynë çdo vit po dëshmon se është vatër dhe alternativë e suksesshme e arsimit të lartë në Shqipëri dhe që garanton studime më cilësore dhe të pranuara edhe jashtë vendit, ku mund të vazhdojnë studimet ose të kërkojnë punë të diplomuarit”, theksoi Rektori Ozler.

Ai, më pas shtoi se fillimi i këtij viti akademik në valën e madhe të konkurrencës mes institucioneve për arsim të lartë, na obligon të ofrojmë më shumë kualitet dhe vlera se institucionet tjera.

“Vizioni ynë për arsimimin e gjeneratave të reja është shumë i qartë. Universiteti ynë po dëshmon se është një vatër e madhe e diturisë, e cila i përgatit gjeneratat e reja për sfida të reja në jetë, prandaj këtë vit akademik e fillojmë me më shumë se 1000 studentë, programe studimi bachelor dhe master dhe së shpejti doktorature”, tha ogurin e mirë Rektori i Universitetit Epoka.

Universiteti Epoka është i akredituar, ka marrëveshje binjnakëzimi me 38 Universitete në Evropë dhe SHBA si dhe një staf të përgatitur akademik nga 15 vende të ndryshme të botës.

Të pranishëm në solemnitetin e sotëm me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Epoka, ishin edhe rektorë, akademikë nga universitetet shqiptare dhe diaspora.
Shtuar më 03/10/2011, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori