Tentoi të vidhte edhe bankën, arrestohet hajduti serial në Burrel

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Burrel pasi ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje në këtë qytet.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari ishte në kërkim për vjedhjen e sendeve me vlerë, një marketi, madje ka tentuar edhe një filial banke në qytetin e Burrelit.

Në pranga ra 33-vjeçari B. Gj., banues në Burrel, ndaj të cilit janë dokumentuar 3 vjedhje dhe po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera.

Konkretisht më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.

Me datë 03.12.2020,  ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.

Pas dokumentimit të vjedhjeve policia zhvilloi operacionin e koduar “Filiali”, ku vuri në pranga 33-vjeçarin, i cili ishte kthyer në tmerrin e qytetit të Burrelit. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 2.09.2021 09:56