Universiteti "Bedër" i bashkohet programit të Departamentit të Shtetit kundër ekstremizmit
Sot më datë 24 nëntor 2016, në orën 11:00 në një ceremoni të organizuar në ambientet e Universitetit Hëna e Plotë Bedër u bë prezantimi i projektit "Peace is u&me.

Kjo nismë është pjesë e Iniciativës globale universitare kundër ekstremizmit (Projekti P2P: Challenging Extremism Initiative) që organizohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, në bashkëpunim me ''EdVenture Partners''.

Në ceremoni morën pjesë rreth 80 gjimnazistë, përfaqësues të shkollave nga Tirana dhe më shumë se 100 studentë nga Universiteti Bedër e më gjerë .

Aktiviteti filloi me prezantimin e projektit “P2P: Challenging Extremism Initiative. Më pas koordinatori i projektit, Dr. Erlis Çela u ndal në objektivat e inciativës së ndërrmarrë nga ekipi i studentëve të Bedër.

Ai theksoi se "Bedër" merr pjesë për herë të tretë në projektin “P2P: Challenging Extremism” dhe se motoja e përzgjedhur synon të nxjerrë në pah kontributin e gjithësecilit nga ne në të përditshmen e tij, për ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit.

Gjatë kësaj ceremonie të pranishmit në sallë u njohën me anë të një video, me aktivitetet e bëra në edicionet e kaluara. Të rinjtë u shprehën mjaft të interesuar në lidhje me fushatën dhe të gatshëm për të marë pjesë në aktivitetet tona që do realizojmë së shpejti.
Shtuar më 25/11/2016, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori