Universiteti "Beder'', tryezë për gazetarinë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Gjatë një tryeze të organizuar nga Universiteti "Hena e Plotë, Bedër", me gazetarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksander Çipa u shpreh se ky union kërkon që në ligjin e ri për për profesionet e rregulluara, të përfshihet edhe ai i gazetarit.

Në këtë takim gazetarët sollën problematikën që shoqëron punën e tyre dhe atë cka cilësohet si liri e medias. Shkrimtari dhe publicist Kim Mehmeti, nënvizoi se gazetaria është produkt i një shoqërie dhe për aq kohë kemi deformi në të, ajo reflektohet edhe në media.

Si folës kryesor në këtë panel ishin analistët e njohur Z.Kim Mehmeti dhe Z.Lutfi Dervishi. Por duhet theksuar se përgjatë gjithë këtij aktiviteti të gjithë të pranishmit ndanë mendime, përvoja profesionale si dhe referuan në një sër drejtimesh rreth temës së workshopit. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2014, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori