Universiteti Bedër nis vitin e parë akademik (FOTO)

Dr. Ferdinand Gjana
Universiteti “Hëna e plotë” (BEDËR) nis zyrtarisht aktivitetin e duke pritur studentët e parë. Në ceremoninë e nisjes së vitit të parë akademik 2011-2012 ishin të pranishëm Zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Halit Shamata, Kryetari i Komunitetit Musliman H. Selim Mucca, drejtues të këtij universitet dhe personalitet të shquara të arsimit në vend. I licencuar me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm, Universiteti “Hëna e plotë” (BEDËR), nis rrugëtimin e dijes me dy fakultete, atë të Shkencave Humane dhe Fakultetin e Filologjisë dhe Edukimit.

Rektori i Universitetit BEDËR (Hëna e Plotë) Dr. Ferdinand Gjana në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Z. Gjana bëri një përmbledhje të shkurtër të planeve dhe projekteve të universitetit dhe shprehu bindjen se shumë shpejt Universiteti BEDËR do të ofrojë një cilësi të lartë. Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër ky institucion i arsimit të lartë është përgatitur për të nisur vitin akademik. Dr. Gjana ka folur mbi misionin dhe objektivat e universitetit duke theksuar se “Universiteti Hëna e Plotë BEDËR është themeluar me misionin e realizimit të një arsimimi me cilësi shumë të lartë, avancimit të shkencës duke kontribuar në mënyre konkrete për ti shërbyer jo vetëm shoqërisë shqiptare por të gjithë botës dhe njerëzimit.” Ferdinand Gjana. Ai vijoi më tej duke thënë se ndihet krenar për faktin se që në vitin e parë të tij dhe në vijim, nga auditorët e Universitetit BEDËR do të arsimohen studentë të ardhur nga vende të ndryshme, si Kosova, Maqedonia, Mali i ZI, Lugina e Preshevës, Turqia dhe Rusia.

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, H. Selim Muca në fjalën e tij përshëndetëse uroi studentët e parë të regjistruar dhe stafin universiteti për një vit të suksesshëm. “Studentët që nisin leksionet sot dhe pritet të diplomohen pas disa vitesh, shumë prej të cilëve më siguri do të kualifikohen në master dhe doktoraturë, do të ndihet përherë më fat dhe të privilegjuar që do të jenë brezi i parë i i këtyre gurëve rrezatues të ndriçuar nga Hëna e Plotë”, u shpreh ai.

Ceremoninë e hapjes së viti akademik në Universitetin Hëna e Plotë BEDËR, e përshëndeti edhe Zv. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Halit Shamata. Në fjalën e tij ai uroi suksese stafit dhe studentëve të universiteti, ndërsa shprehu bindjen në kontributin që ky institucion do të japë në shoqërinë shqiptare dhe brezat e ardhshëm.

Universiteti Hëna e Plotë BEDËR numëron 125 studentë të regjistruar këtë vit akademik në programet Bachelor dhe 50 studentë në programet Master. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori