Suarez jep lajmin e mirë për Barcelonën, synon të rikthehet para kohe

Suspendimi i futbollit si pasojë e koronavirusit i ka dhënë mundësinë Luis Suarez që të kthehet në kohë për këtë sezon, ndoshta në pikën më kruciale të sezonit.

Lajme të mira vijnë për skuadrën katalane nga Luis Suarez, i cili synon të rikthehet më parë sesa është pritur, si dhe arrin të zë pjesën më të rëndësishme të sezonit, të cilën as nuk e paramendonte se do ta luante.

Operimi në gju ka ecur mirë për lojtarin, por edhe suspendimi i futbollit pas përhapjes së Covid ishte .një “nidhmë” për uruguaianin.

“Rikthimi im, përbrenda mundësive që kemi pasur dhe tani ka pasur një ndryshim, por ideja për rikthim të hershëm është e qartë” ka thënë Suarez.

“Mjeku im më tregoi se unë kam bërë mirë dhe më dha shpresa që të kthehem sa më parë” shtoi sulmuesi ‘Blaugrana’.

Raportime të mëhershme kanë bërë të ditur se Suarez pritet të jetë gati edhe për ndeshjen e dytë në 1/16-ën e finales së Ligës së Kampionëve, kundër Napolit.


Shtuar 22.03.2020 07:45