Universitetet, nisën regjistrimet për raundin e katërt
Pëlqej
Regjistrimet për raundin e katërt të fituesve në universitete kanë nisur sot në orën 08:00 në të gjitha fakultetet e vendit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se afati që do të kenë në dispozicion fituesit e fazës së fundit është plot 6 ditë, duke filluar që sot e deri më datë 10 nëntor.

Burime nga sekretaritë e fakulteteve pohojnë se procesi i regjistrimit do të zhvillohet çdo ditë deri më 10 nëntor, nga ora 08:00-18:00.
Për të gëzuar statusin e studentit duhet të regjistrohesh pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse, por duhet njëkohësisht të respektosh disa kushte.

Kjo do të thotë që për të qenë ekzistent në degën ku kandidati është shpallur fitues, duhet të pajisesh me një dosje personale, ku të jenë të përfshira dokumentet e përcaktuara nga MASH.

Dokumentet e nevojshme janë: dëftesë pjekurie (në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash me fotografi ose dokument me fotografi i lëshuar nga Arkivi i Shtetit me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale, dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) dhe fotokopje të tij.

Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit, 2 fotografi, si edhe mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit në një nga bankat e nivelit të dytë. (albeu.com)
Shtuar më 05/11/2010, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori