Venko Filipçe paralajmëron kthimin e orës policore

Rikthimi i orës policore, mbyllja e shkollave, objekteve hotilerike si dhe masa tjera restriktive ka paralajmëruar për periudhën e ardhshme ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke shpjeguar se së shpejti do të publikojnë planin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Filipçe në intervistën për MKD.mk, ka thënë këto masa do të zbatohen në ato vende ku do të ketë numër të shtuar të rasteve me KOVID-19.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Kemi plan për restriksione plotësuese në pajtim me disa masa, do ta promovojmë së shpejti. Kjo do të thotë restriksione shtesë në rajonet ku ka paraqitje të një numri të madh të pacientëve ose është rrezik potencial, në opsion si një nga masat është edhe kthimi i orës policore, mbyllja e shkollave dhe objekteve hotelerike dhe ndalesa e tubimeve.

Filipçe tha se janë duke u përgaditur për skenarë më të keq në periudhën e vjeshtës, ndërsa në këtë drejtim është edhe hapja e 16 Kovid qendra për tu përballur me koronavirusi si dhe me gripin sezonal.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Klinikat dhe spitalet kanë plan që ekspertët e tyre t’i menaxhojnë ato spitale mobile, ndërsa qëllimi është kovid-pacientët fizik tërësisht të ndahen nga të tjerët. Mendoj se ky është një sistem i shkëlqyer. Me atë plan që e kanë kryer me plotësimin e numrit të infektologëve, me mjekë specialistë të mjekësisë interne, mundësia t’i rekrutojmë këto mjekë edhe nga shëndetësia primare, të mund të menaxhohet”,

Duke folur për vaksinën ruse, Filipçe ka thënë se nuk kanë shumë informacione, ndërsa vendi ka aplikuar për kovaks-mekanizmin e OBSH-së, i cili do të kryejë shpërndarjen e vaksinave atëherë kur secili do të arrijë deri te prodhuesit. Filipçe beson se shpërndarja e vaksinës do të ndodhë në fillim të vitit 2021.


Shtuar 16.08.2020 17:30