Spanjollët po mendojnë të përfundojnë kampionatin, Atletico humbësi më i madh

Në Spanjë është duke u konsiderua mundësia e mos mbarimit të kampionatit aktual të futbollit.

Nëse situata pandemike nuk përmirësohet, kampionati mund të anulohet.

Marca shkruan se një skenar i tillë mund të ndodh, dhe tabela aktuale e La ligas do të shpallej përfundimtare.

Në këtë rast, Barcelona, Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad do të siguronin Ligën e Kampionëve, dhe humbësi më i madh do të ishte Atletico Madrid, që do të luante në Ligën e Evropës së bashku me Getafen dhe Bilbaon.

Barcelona aktualisht prinë në La liga para Real Madrid, dhe nuk dihet nëse titulli do të shkojë në Camp Nou, apo ndoshta të mos i dhurohet asnjërës skuadër.


Shtuar 17.04.2020 11:35