Universitetet e mbyllura i kërkojnë studentëve para për tërheqjen e dosjes
Pëlqej
Ministria e Arsimit njoftoi sot se pranë zyrave të këtij institucioni janë paraqitur një sërë shqetësimesh nga një numër studentësh të institucionevearsimit të lartë, të cilave me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 539 dt. 6 Gusht 2014">2014 u është hequr licenca.

Sipas njoftimit disa prej këtyre institucioneve po u kërkojnë studentëve të paguajnë para për tërheqjen e dosjes së studentit.


"Ju bëjmë me dije institucionevearsimit të lartë që ju është hequr licenca, studentëve të tyre, dhe gjithë publikut, se pagesa për për tërheqjen e dosjes së studentit, është e paligjshme, pasi VKM539 e publikuar në Fletoren Zyrtare nr 123, dt 7 Gusht 2014">2014 pika III, b, shprehet qartë.
b) Të përgatisin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014">2014.
Gjithashtu, në pikën a) të të njëjtit vendim thuhet:
a) Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014">2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara;
IAL-et do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim të kundërt me sa më lart." thuhet ne deklaraten pern mediat. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori