Universitet, PS jep 50 bursa për të rinjtë
Partia Socialiste dhuroi sot 50 bursa për studimet në universitet. Bursat u shpërndanë nga ministri për Mirëqenien Sociale dhe Rininë, Erion Veliaj, i cili mban dhe postin e Sekretarit të Rinisë në Partinë Socialiste.


"Suksese bursantëve
Ju lutem na nderoni në shkollë, Shqipërisë i duhen të rinjtë e aftë më shumë se kurrë!
Jam shumë i lumtur që mundësuam bursa universiteti për Sara Bejkon, Kristina Durdën & 50 aktivistë të rinj në nevojë!PS" shkruan Veliaj ne Facebook.

Mes atyre që përfituan nga këto bursa ishte edhe vajza e Lirak Bejkos, ish- të përndjekurit që u vetëdogj gjatë një greve urie të ish- të përndjekurve politikë kundër qeverisë Berisha, të cilën e akuzonin se nuk i kishte kompensuar për vitet e burgut. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2013, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori