Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë sot, me anë të një deklarate për shtyp, përshëndeti miratimin me konsensus në Parlament, javën e kaluar të ndryshimeve në ligjin për pushtetin gjyqësor, të cilat sjellin rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe
apelit.
Për Unionin, ky zhvillim përbën një hap domethënës në drejtim të krijimit të premisave për një gjyqësor edhe më të përgjegjshëm e transparent.
Në deklaratën e Unionit thuhet se, "kjo nismë prej kohësh është kërkuar nga
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në përpjekje për treguar rrugën që duhet të përshkojë vullneti politik për një pushtet gjyqësor që nevojitet të gëzojë më shumë besimin e publikut, parakusht për ndëtimin e shtetit të së drejtës, thuhet ne deklaraten zyrtare e Unionit te Gjyqtarëve te Shqipërisë".
Në deklaratë thuhet gjithashtu se,
Unioni i
Gjyqtareve te Shqipërise inkurajon klasën politike që, sikurse gjeti vullnet për rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe
apelit, të itensifikojë përpjekjet edhe për nisma të tjera që konsolidojnë një pushtet gjyqësor të pavarur e të përgjegjshëm, garanci për qytetarët dhe shoqërinë në çdo kohë, madje edhe kundrejt vetë politikës, si shprehje e shtetit te së drejtës, që ndihmon aspiratën e integrimit evropian të Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013,
ora 14:53