Uniforma e komandant Kumanoves ne Muzeun e Lirise
Albeu.com
Uniforma e Ismet Jasharit, komandant Kumanovës me të cilën ra dëshmor në Luftën e Kosovës dhe mirënjohja "Urdhëri Hero i Kosovë" që i ndau i presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu janë materialet e radhës me të cilat u pasurua Muzeu i Lirisë në Shkup.Uniforma e Ismet Jasharit, komandant Kumanovës me të cilën ra dëshmor në Luftën e Kosovës dhe mirënjohja "Urdhëri Hero i Kosovë" që i ndau i presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu janë materialet e radhës me të cilat u pasurua Muzeu i Lirisë në Shkup.
"Në emër të familjes Jashari të Orizares së Likovës do ti dorëzojmë Muzeut Liria urdhërin Hero i Kosovës nënshkruar nga kryetari i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu i cili e dekretoi me urdhërin Hero i Kosovës më 20 gusht të këtij viti në ora 15. Do të bëjmë përpjekje maksimale si në Republikën e Kosovës nëpërmjet shokëve të Ismetit, po edhe në Republikën e Shqipërisë që të gjejmë dokumentet që janë me rëndësi rë vecantë dhe do ti sjellim këtu në Muzeun Liria", deklaroi Xhemal Jashari, vëllau i Ismet Jasharit.
"Prej 2 dhjetorit 1998 unë e kam këtë uniformë, e kam ruajtur edhe në kohën e luftës. Kur mbrëmë më lajmëruan se është hapur muzeu, me gjithë dëshirë e kam pru edhe uniformën e komandantit edhe flamurin e brigadës e cila e ka mbajt emrin e koamdnantit Ismet Jashari", tha Haxhi Shala- Topi, bashkëluftëtar i Ismet Jasharit.
Me këtë rast Muzeu i Lirisë u pasurua edhe me një fotografi që i përket kryengritjes së vitit 1912. Ndërkohë ditë më parë në këtë Muze u dorëzuan edhe artefaktet e para, hartat e vitit 1878 të cilat paraqesin vilajetet shqiptare, ato të Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe Manastirit që dëshmon autoktoninë e trojeve ku kanë jetuar shqiptarët si dhe historitë për Bejlerët e Shkupit.

Melihate Rustemi, ALSAT-M
Shtuar më 20/10/2008, ora 22:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori