"Unë të dua ty", arrestohet Fieraku që ngacmonte të miturën 30 vjet më të vogël
Policia e Fierit arrestoi gjatë ditës së djeshme një 47-vjeçar, i cili përndiqte në mënyrë të
vazhdueshme një vajzë 17-vjeçar nga i njëjti qytet.
I arrestuari quhet R.
Vrapi dhe është denoncuar nga
vajza në fjalë pas disa tentativave për t'a larguar atë.
Vajza ka dëshmuar në polici duke thënë se 47-vjeçari i thoshte se e pëlqente atë dhe dëshironte që të lidheshin bashkë pavarësisht moshës së madhe të tij krahasuar me adoleshenten.
Njoftimi i policisë
Specialsitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë
Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Roland
Vrapi, 47 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallzimit të shtetases S.N, 17 vjeçe, se në mënyrë të
vazhdueshme përndiqet nga shtetasi i mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Fier për veprën penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal.
Shtuar më 22/05/2017,
ora 11:13