Unë dua një Shqipëri ndryshe, por jo duke i venë flakën!
nga Artan Fuga - Pergjigje prof. dr. Edmond Kapidanit, mikut tim të dashur, që në blogun e lapsit.al shprehet se metodat e venies së flakës si parisit dikur, janë zgjidhja.
-------------------------------------------------------------
I dashur doktor, i dashur mik, i dashur Mondi,
deshiron të marri flakë e gjithë Tirana si Parisi 50 vjet përpara???

Do të dilnit t'i shuanit pastaj ato flakë???
Njëherë 21 janari dhe tani një i dytë. Këtë kërkon, flakë e zjarr???

Apo dëshiron edhe ti mosbindjen civile si formë guerriljeje urbane?

Njeri na do bindjen e verbër, na thotë ndërtoj shtet, por jo demokraci, tjetri mosbindje të verbër.

Na duan të futemi mes bindjes të verbër dhe mosbindjes të verbër, a thua se ne intelektualët jemi budallenj dhe nuk e dimë se ka rrugë të tjera për ta ndryshuar rrënjësisht dhe shumë shpejt këtë vend!

Djegim veturat, nuk paguajmë në spitale private, nuk paguajmë elektrikun, nuk paguajmë interesat e kredive bankare, braktisim mësimin, ecim në të kuqe, grabisim dyqane, prishim arkiva dhe nxjerrim nga burgjet kriminelë.
Kjo është rruga për të kundërshtuar ?

Jo, unë nuk pajtohem më ty në metodat e flakës që e kanë djegur Shqipërinë disa herë, një herë në disa vjet.
Jo, unë mendoj se kjo gjendje e rëndë ku ndodhemi duhet ndryshuar por di rrugë të tjera për ta bërë.
Studentët??? Nuk i gjykoj kurrë, janë të rritur. Unë sikurse edhe ti për ta punojmë, ashtu herë mirë e herë keq, por sinqerisht.

Por, unë njoh shumë grupe studenësh, edhe nga ata që duan të gjuajnë me vezë, vendim i tyre dhe nuk jam unë që i gjykoj, por edhe nga ata që nuk pajtohen me këtë metodë dhe u rrinë larg atyre metodave, dhe presin t'u propozohen rrugë të tjera.

Cfarë do të bëje nëse të dy palët janë studentë??? Mos i përgjithësojmë, ndonëse seicili grup gjen format e tija dhe unë nuk paragjykoj asnjerin.
Por, kam të drejtë të kem mendimin tim. Pse harxhon kohë me mua, kritiko qeverinë njëherë, është kohë e fituar. Kam deshirë edhe unë të të dëgjoj publikisht ty sepse të respektoj e të dua si mik.

Te pres o mik në gazeta, në televizione, në mbledhje, në forume, në ballafaqime me deputetë kokëtula, me administratorë gënjeshtarë, me lubi tinzare. Hajde se kemi nevojë për ty. Nuk të sjell gjë që edhe kufizohesh në blogje dhe kërkon që të tjerët t'i venë flakën Parisit, Londrës, Tiranës apo Ndroqit.

Unë mendoj se ka edhe rrugë të tjera që protesta të jetë efikase. Protesta efikase.

Falemnderit që ke vlerësuar nga ekrani praninë time në dy vjet protesta juridike, sociale e kulturore për ta mbrojt rininë universitare nga lubitë private. Bashkë me disa miq. Sa pak na kanë ndjekur dhe mesa vështirësi ndonëse na jepnin plotësisht të drejtë.

Po të ishin më të moblizuar ne masivisht, po të kishte më shumë profesora me ne në kundërshtime gjërat do të ishin zgjidhur me kohë, as studentët nuk do të kishin përfunduar te rajoni i policisë, sikurse thua mik i dashur.
Hajdeni pra, nëse jeni me ne, mblidh dyqind profesorë të tjerë dhe bashkohemi me Forumin e Lirive Universitare a ku të doni.

Shkojmë ulemi te Parlamenti. Vetëm disa orë kaq duhet.
Mos e shmang temën e vërtetë që vlen për t'u trajtuar.
Mos bëni sehir përpjekjet tona duke na parë në ekran si show televiziv. Kemi harxhuar energji dhe nga jeta jonë, nga shënderti ynë. .

Se ne edhe opozita na la në baltë, na tradhëtoi rëndë, me një fjalë na gënjeu. Jo se kishim ndonjë lidhje, por meqë u angazhua se do ta conte ligjin në Kushtetuese.

Desha të të dëgjoja edhe te konsulta e verës e zotit Basha, kiu ishe por nuk fole. Sa shumë e doja ta dija mendimin tënd se është i pjekur!

Me ta merru poashtu, jo me mua sepse unë jam qytetar i angazhuar, kritik, por e besoj forcën e demokracisë dhe kam bindjen se Shqipëria mund të transformohet pa i vendosur zjarrin apo minat.

Dëgjomë, pastaj vramë !

Hajdeni pra, kemi nevojë për ju, demokratikisht, intelektualisht, kulturalisht vendosmërisht, burrërisht, realisht, jo thjesht në blogje gazetash dhe duke parë kolegët tuaj që capërlohen nga ekrani.
Të përqafoj Mond, dhe të pres, atje në betejë, jo pas ekranit,
Artan. /Albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori