Një polak rreh dy policë në aeroportin “Adem Jashari”

Një shtetas polak ka sulmuar fizikisht dy policë, të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ANP-së, Adem Jashari 12.08.2023-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas trajtimit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore./express/

 


Shtuar 13.08.2023 09:08