Murat Basha: Burrit i dridhet pushka po bëri punë shtëpie (VIDEO)

Murat Basha është kthyer në një personazh televiziv kontradiktor me deklaratat e tij seksiste.

Në emisione të ndryshme televizive, Basha ka deklaruar vazhdimisht se detyra e grave është të bëjnë punët e shtëpisë, ndërsa nëse burri e bën diçka të tillë atij “i dridhet pushka”.

“Piranjat” i bënë ish numrit 2 të Partisë Legaliteti disa pyetje, për të kuptuar nëse e kishte seriozisht në ato që deklaronte.

Dhe siç pritej, Basha nuk ka ndryshuar mendim, madje në fund refuzoi edhe dhuratat që “Piranjat” i kishin sjellë: një fshesë dhe një hekur./abcnews.al


Shtuar 27.11.2022 23:01