Unaza e Madhe e Tiranës, asfaltohen 3.2 km rrugë
Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi inspektoi sot punimet që po kryhen në Unazën e Madhe. Olldashi bëri të ditur se tashmë Drejtoria e Përgjitshme e Rrugëve ka bërë tenderimin e 2.6 km rrugë të tjera nga qëndra Kristal deri tek Shkolla Teknologjike. Ndërsa aktualisht po punohet në asfaltimin e 3.2 km rrugë të reja, nga qendra Kristal deri në rrethrrotullimin e Saukut.


Ndër të tjera ministri i Punëve Publike informoi se ka përfunduar projekti i detajuar për zbatimin e një tjetër segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për atë nga Tirana East Gate në drejtim të krahut Lindor, “kombinatit të Autotraktorëve” dhe urës së Brarit ku unaza do të lidhet me rrugën e Arbërit. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori