Unaza do ndërtohet duke mbrojtur Kopshtin
Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me projektin e Unazës së Madhe në kryeqytet duke theksuar se nuk është qeveria ajo që po shkatërron Kopshtin Botanik.

Në një deklaratë për shtyp deputeti i PD-së Aldo Bumçi deklaroi se projekti i unazës është bërë që në qeverisjen komuniste të vitit 1989.
Sipas tij mazhoranca do ta çlirojë kryeqytetin nga korrpsioni dhe betonizimi që kreu i bashkisë i ka bërë Tiranës për këto 11 vjet.

“Ne i garantojmë qyetarët se shkaktari i këtij trafiku do të marrë përgjigjen e merituar. Gjurma për Unazën e Madhe të Tiranës ekziston që në planin e vitit 1989. Kopshti është rrethuar nga pallatat pa leje të Edi Ramës. Ne i garantojmë qytetarët e Tiranës që ndyshe nga kryetari i derisotshëm i bashkisë do të mbrojmë Parkun Botanik të Tiranës”, theksoi Bumçi.


Ai gjithashtu theksoi se mazhoranca është e vendosur të ndërtojë Unazën e Madhe të kryeqytetit duke zgjidhur problemin e ndotjes dhe trafikut dhe do ta bëjë këtë duke mbrojtur edhe Kopshtin Botanik. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2011, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori