Protesta e opozitës, policia “blindon” kryeministrinë (VIDEO)

Mbi 1500  forca policie janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 12:00.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga AlbEu.com, forca të shumta policie duke nisur nga forcat e rendit e deri tek forcat speciale kanë rrethuar godinën e kryeminsitrisë.

Pavarësisht deklaratave të liderve të opoztës se protesta do të jetë e njëjtë me ato paraardhëse, paqësore dhe pa probleme, forcat e policisë do të vijojnë të jenë aty për çdo të papritur.

/AlbEu.com/


Shtuar 11.02.2023 10:43