Ulsi Manja flet për skandalin: Skenar i turpshëm politik
Pas skandalit me ish kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, një reagim të menjëhershëm ka patur nga deputeti socialist në qarkun e Dibrës, Ulsi Manja, i cili u ka kërkuar falje qytetarëve dibranë.

"Është një skenar i turpshëm politik. Jam i bindur dhe inkurajoj drejtësinë t’i shkojë deri në fund kësaj të vërtete të kryebashkiakut, por edhe të personave që kanë qenë pjesë e këtij skenari të turpshëm”, tha deputeti Ulsi Manja, në një prononcim të shkurtër për gazetarët jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori