Ulje temperaturash e reshje shiu, si pritet të nisë java
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshjet e shiut do rikthehen sërish, kryesisht në zonat malore dhe me intensitet më të lartë gjatë pasdites.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por dhe mundësia për reshje nuk përjashtohet. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C deri në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C.
Shtuar më 12/10/2020, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori