Ulje graduale për çmimet e referencës
Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali u shpreh sot se nga 1 janari referencat do të ulen gradualisht, por nuk do të hiqen. Gjastë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Spiropali deklaroi se së shpejti do të nisë edhe konsultimi me grupet e interesit për kodin e ri doganor.

Ndërsa Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, u shpreh se zgjidhja e problemeve nis me diskutimin e tyre.


“Ky aktivitet po na çon në drejtimin e duhur. Këtu u përmend Bashkimi Europian dhe unë dua t’ju premtoj se ne do të vazhdojmë që të jemi në mbështetje të doganave në Shqipëri. Ne jemi të interesuar që të mësojmë për problemet tuaja në lidhje me këtë sektor, në mënyrë që më pas ti diskutojmë edhe me qeverinë dhe të gjejmë zgjidhjet e duhura” tha Sequi.

Përfaqësuesi i “Crow Agwents” përsëriti se nga kontrollet që do të kryen do të rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori