Çuli ofendon rëndë Robert Ndrenikën, por... ja çfarë po ndodh në këto momente (FOTO LAJM)

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka ofenduar publikisht, aktorin e mirënjohur, Robert Ndrenikën, por pas kësaj të gjithë ndjekësit e kanë sulmuar dhe kritikuar ashpër.

Çuli jo rrallë herë është zënë edhe me gazetarët, por mesa duket gaboi rëndë me Robert Ndrenikën. Ai ka bërë në Facebook një status për aktorin Besmir Haliti, të cilin e sulmon se pse mori pjesë ne protestën e Partisë Demokratike.

“I pari në protestë foli një aktor(kështu u prezantua) nga Fushë Kruja. Nëse e njeh njeri të më japi ndonjë koordinatë, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shumë gjëra për teatrin (shante para mbrapa) deri në Fushë Krujë edhe mund të mos kenë mbërritur. Ta marrë djalli, dhe këtë aktorin nga Fushë Kruja kishim mangut!”, shkruan Çuli.

Por, shumë njerëz e kanë kritikuar për këtë, madje ka marrë guximin që të komentojë edhe aktori Ndrenika duke e ironizuar me fjalët: Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori?".

Menjëherë ka komentuar i zoti i statusit me një koment të nxituar: Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je.
Por, ndjekësit vazhdojnë ende të shkruajnë dhe të sulmojnë Çulin, madje me terma nga më të ndryshmet, duke e quajtur edhe pederast që nuk e ka nivelin që të zërë në gojë emrin e aktorit Ndrenika./Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori