Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Ulet numri i lindjeve ne Shqiperi
Albeu.com
Ashtu si edhe në të gjitha vendet europiane edhe në vendin tonë ka një ulje të numrit të lindjeve nga viti në vit. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” Rubena Moisiu gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.
Po ashtu ajo theksoi edhe një tjetër element pozitiv të shënuar gjatë vitit që u mbyll është fakti se përgjatë 2009 nuk kemi pasur asnjë vdekje amëtare.
Megjithatë ministri i shëndetësisë Vasili i ftuar në këtë konferencë nuk i kurseu vërejtjet këtë radhë lidhur me administrimin e buzhetit konkretisht me shpenzimet. Gjatë analizës të këtij materniteti, u theksuan edhe disa nga arritjet për 2009 në këtë maternitet, siç është ulja e numrit të operacioneve cezariane si edhe uljen e vdekshmërisë foshnjore.
Shtuar më 09/02/2010, ora 22:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori